Hero,
sot tek po rr´fehej Liria
dy ndritje erdhen nga Obelisku,
Shtatorja jote lëshoi zë si atëherë
Dikush, kushtrim e quajti
dikush ndërgjegjësim, i tha
guxim e quajtën të tjerë
Ishin Krisma Epoke, vëlla
krisma në shekullin e krisur,
ushtimë e onomatopè deri mbi rè
Edhe sot u derdhën lotë
ata që ti na i ndale
kur Atdheut iu fale
Vëlla,
shkuan vite e dekada
ne ende jemi në rrokada
nuk përfundoi odiseada
Obelisku yt i lartë
dëshmi Epoke bartë
Ai edhe sot
bartë ofshama dhe lotë
e fjalën e heshtur s´e thot
Aty edhe sot kur i pau
me rënkim ofshau
ofshamën s´e ndau
Ti edhe sot thirre për unitet
që vuan nën ilet
Aty … sy më sy
aty krye më kry
as shiheshin
as fshiheshin
as ndjeheshin
disi … fsheheshin
E ne … ashtu si dje
dhimbjen për ty e kthyem në krenari
por, tashmë në Liri
O Hero,
ende jemi n´kohë t´pa kohë,
e po t´kishim më shumë ndërgjegje
do t´merrnim përgjegje
se ajo krisma jote
kjè Këmbanë Epoke,
o Trim i kësaj Toke
