Dashuria nga distanca
na bëri që të vuajmë shumë,
Lotët asnjëherë si ndalëm,
mallin s’mund ta shuajmë.
Një vit qëndrove larg meje
një vit lotët faqeve nuk u terën,
Një vit më dhembi zemra,
shpirti im u ndje i trazuar.
Koha sikur u ndal, akrepat e orës u ndalën,
vuajtjet tona u shtuan,
Në heshtje qanim shumë,
do të pres i thash derisa të vish.
Shkruanim letër njëri-tjetrit
fletoret u mbushën plot,
cicërronim sikur zogjët,
njëri-tjetrin e kërkonim.
Bisedonim natën me hënë e yje
shpresonim për ardhmërinë
Sikur i dëgjoja lutjet tua
më prit edhe pak ka mbetur.
