Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritSadik Përvetica -GJETHET E KUJTIMEVE

Sadik Përvetica -GJETHET E KUJTIMEVE

Pikë pikë pikojnë e bijnë
Gjethet e kujtimeve

Dhembjet shtrydhin lot
E lotët bëhen ujvarë

Për ata që na kanë dashur
Për ata që na kanë sharë

Kur vjen stinë e vjeshtës
Dhe shtohet mërzia
Ngushëllon veç poezia

Ylli i fatit na mban përdore
E na thotë vazhdimisht
Se edhe jeta paska bisht

Dikur duke na marrë në gji
Përmallohet çdo pjesë e Tokës
Kah ka kaluar hija jonë

Me të njëjtin mall
Me të njëjtin zjarr
Përjetësisht

Na grin malli
E na pret varri

Ditës i dhemb kujtimi
Për të gjitha ato që shkuan
Për ato që s’kthehen më

Dikur ndoshta
Edhe rrugët lodhen prej nesh
Fillimit as fundit nuk i dihet
(Mesi përshesh me lesh)

Ti dëshiron që
Deri në lartësinë tënde
Kurrë të mos arrijë harresa

Nënqielli mbushet me re
Në ty fryn erë e perëndimit
Erëra që s’prajnë më

Lindjet mbushen me piptha
Arkivole me revole
Mbarset jetë e re

Ti ishe dhe mbete
Një arrë e fortë
Një rrugë me shumë kthesa

Rreth teje Merimanga
Shpeshherë thuri rrjetën
Për ty për veten për jetën

Pshtill e çpshtill
Një lëmsh i madh
Pa fund pa fill

Lumi zihet përbrenda
Fryn erë e nxehtë erë e ftohtë
Nga koka gjer në thembra

Dikur ndalet fryma
E ngrihet bryma

Grumbull dheu bëhet
Një kapak me hak e pa hak
Një derë me nëntë dryna

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT