Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala -NË VËZHGIMIN TËND

Kumrie Avdyl Shala -NË VËZHGIMIN TËND

Kudo që të shkosh,
hija ime ka për të ndjekë;
edhe pse je hatëruar,
pa mua s’ke ku të vete.

E di që të mungoj,
por këtë s’e pranon;
edhe kur ushqehesh,
në çdo cep për ty jam unë.

Kur të shkosh me fjetë,
para syve të rri;
gjumi nuk të zë
e thua me vete: ku je tani ti?

Kot e sforcon veten,
kot së koti duron;
pranë detit u betove,
zemra pa mua gjithmonë rënkon.

Sa do larg që je,
kot mban mani;
fshehtas më vëzhgon,
në anën tjetër bëhesh,
gjasme s’të intereson?!

E di, kokëfortë e lakmiqar je,
të njoh, je edhe i marrë;
shpirti yt pa mua
në dysh t’është ndarë.

Edhe pse u mundove
nga unë me u largu,
kudo që të shkosh,
nuk mundesh pa më kujtu.

Andaj mos u sforco kot,
mjaft bredhe mikë e në mike;
Se, unë ta njoh shpirtin tënd,
t’i njoh plagët, e di ku të dhëmb.

Mos u mundo kot
ta gënjesh veten,
se e vetmja jam unë
që ta thashë të vërtetën.

Kërko falje Zotit
për t’bëmat e tua;
shpirtin qetësoje,
se afër e kemi vdekjen,
e këtë pak jetë
që t’ka mbetë, jetoje i qetë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT