Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritViti i Ri, nga Barbaros Irdelmen – Përktheu Irma Kurti

Viti i Ri, nga Barbaros Irdelmen – Përktheu Irma Kurti

Sonte… jemi të gjithë bashkë.
Në mesnatë, një tjetër vit mbaron.
Kalendari do të ndryshojë, do të festojmë.
Por fytyrat — të njëjtat fytyra të lodhura.
Dritat çmenden… Gotat tingëllojnë.
Zakonet pretendojnë të jenë buzëqeshje.
Ne themi—ejani,
le të numërojmë ditët e lumtura të vitit të kaluar.

Por disa gjëra nuk mund të numërohen.

Askush nuk e shënon
momentin kur thyhet zemra.
Askush nuk vë në pah
ditën kur shpirti lodhet.

E dimë: dhimbja jetohet në heshtje.
Pesha bie gjithmonë mbi të njëjtat supe.

Hej, Viti i Ri!

Ne nuk erdhëm me dekorime dhe dhurata.
Erdhëm me jetët tona të lodhura.
Atë që na rëndon, atë që na largon
nga të qenit njeri—mos e merrni me vete.
Lëreni në vitin që po kalon.

Më pak frikë.
Më pak heshtje.
Jo mëngjese që duken të gjitha njësoj—
por ditë që si qenie njerëzore mund t’i jetojmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT