Shiu filloi të binte, si i çmendur
Lumenj zgjateshin syve të mij,
Retë njëra tjetrën shtynin rënduar…
Buzëqeshur, baba, mu shfaqe ti !
Mu kujtua papritur, çadra e vjetër,
Kohë gjatë mbështetur në sallon,
Ah, baba, më ktheve në kohë tjetër…
Oborrit të shkollës, prisje gjithmonë.
U ndala para çadrës, sytë me lotë
Bojë dalë, prishur në ca vende
Në duar e mora e të kujtova sot,
Malli e mori…të voglën, bijën tënde !
Në këtë dimër të ftohtë e me shi,
Më mbështolle kujtimeve, ngrohtë…
Ajo çadër e vjetër, mbajtur nga ti
Diellin pranveror, solli shpirtit sot !
