E egër ishte ajo kohë,
U martua dhe iku herët e re,
Siç mbyllet një portë,
Po shpirtin e mallin i la atje.
Në valigjen më të rëndë se nusëria,
Kishte pak rroba,
Shumë Linas shumë Elbasan.
Në xhepa një fotografi shtëpie,
Një emër fshati që nuk njihej në doganë.
Në vendin e huaj u gjend në një tokë të papritur.
Nuk është si në vendlindje ku rruga pluhurt ja njihte gjurmët,
e dera e nënës hapet pa trokitur.
Ditënetët i kalon i sos me mall,
Mendjen e ka te Shkumbini ,
Te era që vjen nga Krasta,
E Linasin e përkdhel ngadalë.
Aspak se josh,
se gëzon ky vend,
Zemren e ka lënë në Linas
Aty ku ikja akoma dhemb.
Me Linasin e vendlindjes kalon mallin ditënet,
Aty te ai rreh zemra,
Aty ku ende mund të kthehet,
edhe kur ska biletë.!
