E, për çfarë të shpresoj,
e, ç’të shpresoj?….
Nuk di çfarë kam,
e ku më shumë dhemb?!
Më duket natë, kur në qiell zbardh agimi?!…
Me kokën ulur, zë e rënkoj,
-E më kapë drithmë, fort më kapë trishtimi.
E, ç’ të shpresoj, e ç’të shpresoj?!
Kur atdheu po ricopëtohet,
populli po vuan nga sundimi!
Pse ne heshtim?!
Kur motra me vëllain, hidhtas mbajnë mëri,
Kur shohim, nëna të braktisura,
nga fëmijët e tyre,
Kur nga mungon dashuria, mirëkuptimi, vallë a kjo qenka liri-demokraci?!
Kur miqësia e sinqertë,
është kthyer në interes,
gjer në makutëri,
Ah, fort më djeg trishtimi
po më plakë mendimi!..
Deri kur kështu, moj Nënë Shqipëri?!
