Sa herë kujtoj,
kur më lënduan.
Dhe çdo gjë arriti fundin,
kur Zotin e lusja çdo ditë
të më merrte…
Sa herë kujtoj kur arrita
në atë pikë që veten
më s’e doja…
Kujtoj çdo detaj, ditë e natë,
kujtoj, kujtoj çdo gjë
dhe nuk harroj.
Kujtoj dhe pyesja veten:
Ku, o Zot, unë gabova?
Kujtoj kur çdo gjë më dukej e kotë,
doja të zhdukesha nga kjo tokë,
nga kjo botë e ndyrë.
Ditët dhe netët më dukeshin
muaj pa fund…
Sikur ky makth
nuk do të mbaronte kurrë.
Kujtoj momentin kur jeta ime
ishte në fije të perit,
dhe engjëlli im mbrojtës
më qëndronte pranë,
dhe njerëzit e zemrës që asnjë
moment s’m’u ndanë.
Kujtoj, por unë nuk mallkoj,
por dua t’i kujtoj.
Ishallah të ndjejnë të njëjtën
dhimbje…
Atëherë do t’u kujtohet klithma
e britmës sime…
