Shpirtin e quaj të marrosur kur më vjen si fllad nga largësi,
më mbështjell lënë gjurmët e gishtave drithërues deri rrënqethje, mbi lëkurë të brishtë.
Herë vjen si tufan, përpirë brenda vetes me një diell të fshehur që të pushton kraharorin.
Dora jote ndihet kudo jam.
Ajo udhëton në ç’ do hap mbajtur kutisë së kujtesës mendimet e tua.
Zemra,.. është aty ku ndodhet dashuria,
bukuritë shihen e lexohen vetëm me zemër.
Ti di të puthësh me fjalë!
Ti di të ngjallësh emocione edhe kur gjithçka duket e zbehtë dhe e pandriçuar.
Pa mundur të bëj tej,
stekem para fuqisë së dashurisë.
Para zjarrit të brendshëm që ndryshon njerinë dhe e bën hyjni.
Qëndruar brenda shegës së mirësisë.
Jo për tu mbrojtur , por për të mbjellë sporet e saj kudo.
Sepse nuk ekziston lumturi vetiake, mes një botë të trishtë.
Atëherë mund të thuash,.. se ke prekur qiellin e pavdekshmërisë
