Sunday, February 8, 2026
BallinaVitrina e libritAna Mata Bushi-Rrugices sime

Ana Mata Bushi-Rrugices sime

Kjo rrugice e ngushte me gure,
vendi ku mori jete emri im,
ku femijeria rri ende fshehur,
ne cdo skute,ne cdo kujtim.

Guret e saj me njohin pa folur,
kane percjelle femijerine time,
kane degjuar zera qe sot jane kujtim,
dhe te qeshura qe u treten ne permallim.

Ketu kam lindur,kam qeshur,kam qare,
ne nje cep te thjeshte te botes,
ku cdo gur mban nje pjese te shpirtit tim,
nje thirrje,nje perqafim,
nje klithme a nje vajtim.

Ne guret e tu,ne muret qe mbartin histori,
ku shpirti gjen paqe e zemra qetesi,
jetojne ata qe s’mund t’i shoh me,
por qe do te mbeten ne perjetesi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT