Kur ëndrrat thuren bukur,
gërsheta ylberësh plot shpresë,
pas tyre fshihet edhe dielli,
që ndriçon heshtur një jetë.
Njerëzit, si retë, vrapojnë,
herë të bardhë e herë të zinj;
çudi, edhe qiellin e shpojnë,
si shiu rrëshqasin në rrëke
.
Herë-herë bëhen edhe hënë,
gjysmë të ngrëna nga heshtja,
të pakët, të zverdhur, të heshtur,
fjalët i ruajnë të fshehura.
E ti ec nëpër ëndrrat e tua,
aty lumturohesh si perëndeshë,
kjo jetë qenka e kotë,
kur nga të tjerët pret peshë.
Një ëndërr, gjysmë hëne,
një fjalë e brishtë, gjysmë,
vrapon brenda në shpirt,
e zgjohet në brigje të fildishtë.
