Wednesday, February 11, 2026
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-HARRESË QË VRET

Brixhilda Dede-HARRESË QË VRET

Nuk ta dhashë shpirtin për të ma shkelur,
Në dashuritë e mëdha besoj.
Tu dhashë pa menduar fundin,
Me kujtime, nesër të rroj.

Pas dashurisë nuk ftohet breshëri,
Por mirënjohja dhe respekti.
Mendimin e fundit të merrja me vete.
Ti falja qiellit lezetin.

Mos më bëj të vdes pa vdekur!
Mos më merr frymën e gjallë.
Pakëz vend bëji dashurisë,
Të flejë rehat në shtrat të saj.

Nuk kërkoj të qëndrosh me zor,
Në një lidhje ku besimi është tundur.
Kështu vret dashurinë e gjallë brenda meje.
Më vret dritën, humb shkëlqimin.

Qëndro si të mundesh formë e ndjeshme.
Si dëshmitar i heshtur brenda mendimit,
A si guxim në kohë të hershme.
Në je e vërtetë më dil në shteg,
Kuptimin e plotë ti japim jetës.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT