Friday, February 13, 2026
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-KURRË S'U DASHUNOVE N'MNYREN SI T'DASHTA UN TY

Asja Mulgeci-KURRË S’U DASHUNOVE N’MNYREN SI T’DASHTA UN TY

Nuk dij n’se akull t’dukem, ndoshta hije,
a t’dhemb ndopak, kur m’i shkund tetana rezezat mbi krye,
qiella erret ,hana loton mbi mue…
siç duket, ke humb vedin shtegut t’dielltë,
ku t’tana gjallesat marrin jete e nuk ngihen apet…

Nuk e dij kah merr krye, mendja jote,
lidhun nyje…

a mos kjo turmë t’ka marrë për dore, pasagjer, drejt fikjes ksaj bote
njaty shkretohet natyra, lumenj shterren, hurpen n’zemer t ‘toks,
njasaj terrine, ku ftyrat ndrrohen, si ngjyrat e flokve

Kmishen e dashnisë, ke shkye n’midis,
xhepin ngat zemre, ku t’lashë testament mindilin me lotin e artë,
tetana harlisje e mija që m’diktoi dashnija

Dikund filli u kput idhët,shikimet retins t’janë mjegullue
njaty, prore kam pa, si pikturohen dashnite, syve t’ullinjtë

Tash, tue shkruejt e ndij sa t’kam dasht,
sa kam vujt, tuj u ndi e lumtun nër lotë, si sot…
thonë, n’se nuk çmendesh per dashni, kurrë ske jetue s’je dashunue …

Ani pse e çmendun,kurrë nuk ‘shkova
n’terapi m’u shërue…
kshtu le t’vdes marrosun,qorrue
tue t’pa ty, pa drit n’sy…
Ti,kurre s’u dashunove
n ‘mnyren si t’dashta un ty!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT