Kam qëndruar në buzë të greminës,
në kufirin mes dy botëve.
Me buzë e këmbë të përgjakura,
më shoqëron vetëm muza ime.
Që të mos qaj,
gëlltis britmën e dhimbjes,
mbyll sytë dhe vras lotët.
Lindja është ende e errët,
por unë pres.
Sa shumë të çmendur, o Zot, rreth meje
më të çmendur se unë.
Duhet të mbahem pas ëndrrave të mia,
të mos bie në humnerë.
Më janë shuar të gjitha ëndrrat,
edhe ato që më thërrisnin me emër.
Vetëm tymi i qirinjve
më kujton se ende jam.
Sa shumë të çmendur, o Zot, përreth meje
unë nuk humbas veten.
