Kur shkruajmë diçka
të mendojmë e shkruajmë pa gabime,
se ajo që shkruhet
mbetet si dëshmi,
prandaj kujdes, o njeri
në secilën fjalë
se gjuha ruhet,
aty ku shkruhet!
Sot e gjithmonë
gjuhën ta nderojmë,
ta shkruajmë pa gabime
dhe ta përparojmë.
Është gjuhë e nënës
e pastër si loti
është shumë e lashtë,
e ruajti Zoti!
E lashtë sa vetë populli
kjo gjuhë qëndroi,
shumë armiq të kombit
ajo i tërboi.
U munduan kot
në çdo epokë të historisë,
ta zhdukin këtë gjuhë
që i përket lashtësisë.
Ne e kemi obligim
ta shkruajmë pa gabime,
se ashtu vlerësojmë
dijetarët trima.
Shumë u torturuan
në shkolla, në burgje e në qeli,
veç pse flitnin shqip
dhe kërkonin liri.
Kush e çmon këtë gjuhë
ka nderuar vetvetin,
se shumë arsimdashës
për te flijuan jetën.
