Prej shumë vitesh, unë emigrante jam,
dallgët e jetës asnjëherë s’më përthyen,
nga vendlindja ika dhe ëndërrat anembanë,
në dhé të huaj qëndrova me lot të ngashëryer.
Me anije në brigjet e Italisë qëndrova,
thellë në shpirt, diçka më kish humbur,
nëpër rërën e lagur më kot kërkova,
atë, që lash përtej ujërave të Adriatikut.
Buza si brazdë më ishte tharë për ujë,
sytë janë të kuq nga rrjedha e lotit,
dhe shpirti nga malli është bērë zhur,
eci në dhé të huaj,mes vapës shiut e të ftohtit.
Duke kërkuar punë me album fotografishë,
në dorë, me kokën lartë jam prezantuar,
se nuk dija të flisja asnjë fjalë italishtë,
vetëm gjuhën time të bukur dhe të çmuar.
Rrugët e qytetit e vetmuar i kam shëtitur,
dhe me lotët e mi i kam larë çdo mëngjes,
dhe nuk gjeja qetësi në trupin e cfilitur,
lodhur në dhé të huaj, krenare veç kam ec.
Prej vitesh qytetare në Novara, emigrante jam,
jam si një zog shtegëtar, s’do mend,
por në zemrën e përgjakur një amanet kam,
se një ditë do të kthehem tek i imi vend.
Kështjellën e ëndrrave pak nga pak ndërtova,
me shumë dhimbje, dinjitet dhe edukatë,
së menduari për ty ,asnjëherë nuk pushova,
vendëlindja ime do të ruaj si floriri dukat !
