A MOS VALLE ?!
Gjysma frazash,
Si të përhumbur,
Kokë pakrehur,
Si të përgjumur,
Tjetërsuar në fytyra,
Trupat si hije,
Të mpira,
Të zhveshur,
Të ngrirë,
Të nxirë.
Dhe ndërpriten ëndrrat,
Si shirita filmash,
Të harruar,
Ku gjithçka,
Çalon si një dramë,
Që s’mund ta quash dramë,
Sepse gjithçka,
Eshtë aq qesharake,
Nga vetë menyra,
Se si e nisim ditën….
Dhe kur mendojmë,
Se zgjimi,
Kështu ka qënë,
Gjithmonë I lodhshëm,
Vëmë duart në kokë,
Si për ti shpëtuar,
Të nesërmes.
Dhe përsëri,
E nesërmja vjen,
Ti përballesh I dëshpëruar,
Dhe veten pyet përçart,
Vallë je I vonuar?!,
Vallë I dështuar?!,
A mos Zoti,
Në listat e tij,
Diku të ka harruar?!
Arjana Fetahu Gaba,
