TRISHTIM VJESHTE
(Dëbimet të llugaxhiasve nga
trekëndëshi i Toplicës 1878.)
Pellgje të murrme
Pasqyronin mbetjet e fundit,
Një erë e rëndë
Vërdëllisej në ajrin e ftohtë.
Në të dyja anët e udhës
Njerëzit shiheshin duke ikur,
Krijonin një trishtim vjeshte
Gishtat e këmbëve të mpirë.
Bishat e egra na ndiqnin
I braktisëm trojet tona të ngrohta
Ecnim të kërrusur
Përgjatë rrugës Gërdelicë-Vranjë
Në të dy anët e rrugës
Vëreheshin kufoma fëmijësh,
Të shtrira në baltë
Si zogjtë e ngrirë në acar.
O Zot – thoshte xha Sefa
Me fëmijën që mbante për dorë
Ecte duke dënesur
Mallkonte kolonën.
Nënëlokja e dëgjoi mallkimin
Me sytë e gjakosur
Kërkonte fëmijën.
Lodhjen se ndjente fare Ishte e hutuar Nuk dinte kah tia mbajë,
Ku duhej strehuar.
Kur na rrëfente, Xha Sefa
Sytë i vesonin
I kujtoheshin fëmijët
Duke i tërhequr zvarrë.
Eh biro:
Në tokat tona shekullore bëhej terror
Si nga Pustareka e Jabllanica
Edhe nga Konjufca, Sanxhaku e Toplica
Ratkoceri e Reçica.
Spancë e Llapashticë
Magash, Buçaj e Tmavali
Bashkërisht u strehuam
Këtu, në Llugaxhinë e bekuar
U vendosëm në këtë vend
Nëntë familje shqiptare
Dhamë betimin e bashkëjetesës
Në mes vete i thamë stop martesës.
O vëllezër, dhe ju motra,
Edhe sot është ruajtur betimi
Jetojmë si është më së miri
Në zemrat tona ruhet kujtimi.
Kujtojmë të parët tanë
Të shkolluar si hoxhallarë
Mësimin e vazhdonin në mejtepe
Në një dhomë përdhecke.
Në këtë shkollë emërohet
Mësuesi i parë Kadri Breca nga Shqipëria
Vazhdon rrugën e diturisë
Isuf Islami nga Llugaxhia.
Që atëherë na e lanë të parët
Ta vazhdojmë rrugën e ardhmërisë
Më 1990 ia kthyem shpinën Serbisë
Këtu i vumë themelet e diturisë.
Po në këtë vit
ndodhi një mrekulli
Ndërtuam shkollën e dritës
Jetës dhe rritës.
I madh e i vogël
U gëzuan shumë
Nënat tona thirrjes iu bashkuan
Shumë prej tyre arin e falën!
Nënëlokja turmës iu afrua
Me lot gëzimi foli:
“Biro! ja këtë qafore të nusërisë
Merre, shite për hir të ardhmërisë!
Është me dekada e vjetër
Kur isha fëmijë nëna ma pat dhuruar
Ishte i vetmi thesar që e kishte shpëtuar
Nga fara e keqe e Serbisë
E tash po ua dhuroj Juve
Për këtë vatër të diturisë
E gëzofshin brezat e ardhmërisë!”
Fjalët nënëlokes na emocionuan
Na e kujtoj të kaluarën.
Pas pak, anë e mbanë Evropës
Vinte telegram urimi
Edhe mërgimtarët
Iu bashkuan këtij gëzimi.
Ejani të hidhemi në valle
Lodrat mos t` pushojnë
Fshati ka dasmë
Të buzëqeshur shkojmë kah dielli.
Nga kjo godinë
Kaluan shumë gjenerata
Mbaruan shkolla
Fakultete e doktorata.
