E ke mësuar shtegun
e dritës që hyn mes gishtave,
ngrohtësinë që japin
ato rreze, gjakun që lëvron
mbi damarë, kur me të ardhmen
tënde sfidon kohën
e harruar në dhe të huaj.
Përmendësh mban ngjyrat
e hedhura mbi portretin
e vetëm
që i jep shikimit tënd.
Më shumë se misteret e kësaj bote
ti mban dashuritë
dhe veten,
e ecën përkrah e përkrah
mbi një vijë lumturie
të rrjedhur.
Ëndrrat kishin
vitet e tyre
për t’u ardhur netëve.
