Kam pasur ditë me t’u dhënë,
pa çarje koke,
e ditë të tjera duke vrojtuar
trishtimin e një melankolie,
duke u verbuar
nga shkëlqimi i një ylli
të rënë në këmbët e mia.
tashmë jam duke u ngrysur,
të shijoj si shiu që bie nga qielli
për të më lagur flokët.
E mira ti
që nuk gabove
në zgjedhjet e tua
për të më pasur.
