Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritADELINA PALI-JO ÇDO DEHJE...

ADELINA PALI-JO ÇDO DEHJE…

Jo çdo dehje vjen prej gotës
Jo çdo fjalë është, si eshtër
Dehja vjen për shkak të botës
Të një bote, plot gënjeshtër…

Koha s’ka nevojë ta masësh
Që të ndjesh ritmin e saj
Mjafton çastin, ta humbasësh
Të kuptosh, të shkretin faj…

Përjetimi s’është dritë’ hënë
Ndaj nuk meret, si i vërtetë
Ka ndjesi që shtigjet zënë
Bëhen lemzë s’të lënë qetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT