Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritAdelina Pali-Ndjesë vetes

Adelina Pali-Ndjesë vetes

Nëse mes jush kam fal shumë mirësi,
edhe pse shumë dashuri kam dhuruar,
nuk e di nëse kam gabuar… nuk e di,
mbase ndjesë vetes kam për t’i kërkuar.


Ah,kjo mirësia është dhuratë e rrallë,
por ndoshta e hodha tek ata që s’e merituan,
mes zhgënjimit pyes veten: “Pse vallë?”
Ndaj vetes i kërkoj ndjesë, dhe vuaj.


Befas i them vetes: “Je kaq e çmuar!
Se nuk më braktise kurrë, forcë më dhe.
Edhe pse mes kësaj mirësie veten kam harruar,
Më mbështjell dhe më futet në shpirt me nge…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT