Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritAdifete Shiti -Forca e Gruas

Adifete Shiti -Forca e Gruas

Gruaja… ajo që s’e përkul as furtuna më e egër,
që bie, por ngrihet sërish me shpirtin plot dritë.

Ajo që ka kaluar stuhi e tronditje,
që ka heshtur për hir të nderit e traditës shqiptare,
por kurrë s’e ka ulur kokën,
as kur bota i vuri mbi supe pesha që s’i takonin.

Ajo që mban në duar gëzimin dhe brengat e fëmijëve,
që ndan dashuri, kujdes e sakrificë pa masë,
duke qenë strehë e ngrohtë në ditët e ftohta të jetës.

Ajo është uragan kur jeta i del përballë,
e pas çdo rrëzimi, ringrihet më e fortë, më e bukur, më e gjallë.

Sepse bukuria e saj nuk matet me pamjen,
por qëndron në nderin që ruan dhe guximin që mbart
.
Gruaja s’është vetëm gjysma e botës
ajo është forca që e mban atë gjallë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT