Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritAdifete Shiti-Mallin do ta hedh në fletë

Adifete Shiti-Mallin do ta hedh në fletë

do të lulëzoj sa të jem jetë.
Do t’i nis me vargje të bukura,
ato që shkruan dora,
ato që i ndjen zemra
dhe i sheh syri.

Do t’i ndaj me miqtë vargjet,
sikur zogu shtegtar lirinë,
që fluturon pa kufij
e gjen strehë në qiellin e hapur.

Dhe së bashku do ta gëzojmë
të bukurën e shpirtit,
atë që s’plaket kurrë
dhe na rrit me dritë e ndjenja.

E kur fleta të mbushet me mall e dritë,
unë prapë do të shkruaj,
se fjala është udhëtimi im i përjetshëm.
Në çdo varg do ta lë një grimë shpirti,
që koha ta kujtojë
se edhe zemrat e lodhura dinë të lulëzojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence