Thursday, March 5, 2026
BallinaVitrina e libritAdifete Shiti-Vargjet e gdhendura

Adifete Shiti-Vargjet e gdhendura

Gdhendim në mure, në lisa të vjetër,
si historia që s’vdes kurrë,
lëmë gjurmë si lashtësia,
që flet në heshtje me gurë.

Nisim vargje, i ngulim në kohë,
i mbjellim thellë në jetë,
që brezat nesër të dinë
sa peshë kemi pasë ne vetë.

Brigjeve të lumit shtegtojmë,
me rrënjë në tokë e në dritë,
i tregojmë botës se jemi arbërorë,
që s’na shuan as nata, as stinë e as vit.

Me hapa të vegjël nisim udhën,
drejt majave të mëdha,
por si te vargjet e Naim Frashëri
rrallë lind fjala që bëhet kala.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT