Profesor Adil Beqaj, nga Bellobradi i Sharrit – Dragash, është një figurë emblematike e shquar e edukimit, artit dhe dizajnit grafik, i njohur për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe besnikërinë ndaj dijes, kulturës dhe artit. Ka përfunduar studimet në fushën e Dizajnit Grafik dhe ka fituar gradën e Master i Arteve. Është një profesionist i dizajnit grafik, i cili jeton në Prizren dhe në aktivitetet e tij përfshihet edhe mësimdhënia, si dhe puna kreative në dizajn.
Që nga viti 1992 ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si dizajner grafik dhe përgatitës për shtyp në shtypshkronjat më të njohura në Prizren e më gjerë, duke realizuar dizajne grafike dhe faqosje librash e revistash me një profesionalizëm që mund të krahasohet me mjeshtër të rangut më të lartë, duke sjellë elegancë, precizitet dhe kreativitet në çdo detaj grafik. Puna e tij përqendrohet në kombinimin e kreativitetit artistik me aftësitë teknike të dizajnit,
Angazhimin dhe gatishmërinë e tij vullnetare, shumë personalitete të fushave të ndryshme intelektuale nuk hezitojnë ta vlerësojnë punën e tij.
Poashtu ai me besnikëri dhe vullnet të madh ka pasur bashkëpunim me shumë struktura vendore e rajonale gjatë luftës, ku ka realizuar projekte të ndryshme vullnetare për UÇK-në dhe çështjen kombëtare, për të cilat asnjëherë pas luftës nuk ka kërkuar asnjë privilegje dhe avancim.
Ai punon edhe profesor i lëndëve të dizajnit grafik në SHML – Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” – Prizren, duke ndikuar drejtpërdrejt në formimin profesional dhe artistik të brezave të rinj. Kontributi i tij ka marrë mirënjohje të shumta nga institucione, shoqata dhe komuniteti, për punën me nxënës, për projektet kulturore, artistike e sportive, për dizajnin e logove dhe projekteve dhe për bashkëpunime të shumta në zhvillimin e kulturës dhe artit mbarëshqiptar.
Aktiviteti i tij profesional lidhet me edukimin e nxënësve në profilin e dizajnit grafik dhe me zhvillimin e aftësive praktike në këtë fushë.
Në aspektin profesional të dizajnit grafik ai është i përfshirë në disa aktivitete: Mësimdhënia e lëndëve të dizajnit grafik, Udhëheqja e projekteve praktike të nxënësve, Prezantimi dhe promovimi i punimeve të nxënësve të profilit dizajn grafik në aktivitete dhe prezantime të ndryshme në shkollë dhe jashtë saj.
Profesor Adil Beqaj është shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për dijen, artin dhe kombin shqiptar. Ai lë gjurmë të qarta në edukimin, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, si një arkitekt i dijes, mjeshtër i grafikes dhe vizionar i artit shqiptar, duke u vendosur krahas emrave më të respektuar të dizajnit ndërkombëtar.
Edukimi i tij profesional përfshin edhe trajnime shtesë më të avancuara në Metodikë e didaktikë, menaxhimin e klasës, Planifikimi sipas nevojave të nxënësit, Didaktikën profesionale dhe përdorimin e teknologjive në mësimdhënie, Arti & Shkenca e mësimdhënies – arsimtari në shekullin e 21-të, Praktikat e mësimdhënies dhe sfidat e profesionit, Vlerësimi formativ, Kurrikula globale për mësimin dhe edukimin e të rriturve – kurrikula globale” (curriculum globale) në kuadër të programit për zhvillim profesional të mësimdhënësve në shërbim, si dhe shumë trajnime tjera.
Prof. Adil Beqaj konsiderohet një nga mësimdhënësit dhe praktikuesit e dizajnit grafik që ka kontribuar në arsimimin profesional, veçanërisht në përgatitjen e të rinjve për profesionin e dizajnerit grafik dhe për industrinë kreative.
Nuk mund të anashkalohet edhe botimi i disa librave të rëndësishëm, ku ai është autor, në kohën kur mungonte literaturë shqipe për kompjuter. Poashtu ka edh punime në fushën e videoproduksionit dhe projekteve multimediale
Figura dhe kontributi i profesor Adil Beqaj është vlerësuar edhe nga shumë intelektualë, shkrimtarë dhe bashkëpunëtorë të tij, të cilët kanë shkruar për të në shtyp dhe në media të ndryshme, ku disa prej tyre po i përshkruaj këtu:
Shkrimtari dhe studiuesi Bedri Halimi e kujton profesor Adil Beqajn si një njeri të jashtëzakonshëm në gatishmërinë për të ndihmuar. Ai thekson se që në kohën para luftës, Adili kishte kontribuar vullnetarisht në përgatitjen grafike të materialeve dhe të ballinës së gazetës “Sharri”, duke ndihmuar me profesionalizëm dhe pa hezitim çdo iniciativë kulturore dhe kombëtare. Sipas tij, gatishmëria e Adil Beqajt për të dhënë kontribut vullnetar është një cilësi që e dallon atë si intelektual të përkushtuar ndaj shoqërisë.
Grafisti Xhevit Berisha shprehet me krenari për punën dhe veprimtarinë e tij, duke theksuar se Adil Beqaj është ndër profesionistët që me punën e tij të palodhur ka ndihmuar në zhvillimin e dizajnit grafik dhe të botimeve në rajonin e Prizrenit.
Mr. Kasam Muhameti e përshkruan atë jo vetëm si profesionist të shquar, por edhe si humanist, duke vlerësuar modestinë, qetësinë dhe shpirtin e tij të mirë në ndihmën që u jep të tjerëve.
Profesori Dr. Selami Sylejmani e vlerëson për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të madh në përgatitjen teknike dhe grafike të librave dhe botimeve, duke theksuar se puna e tij karakterizohet nga precizioni dhe përgjegjësia e lartë profesionale.
Po ashtu, Dr. Ermelinda Kashah e përshkruan profesor Adil Beqajn si një mësues dhe atdhetar, i cili përmes punës së tij arsimore dhe artistike kontribuon në ruajtjen e vlerave kulturore dhe në edukimin e brezave të rinj.
Ndërsa Neshat Mehmet kujton takimet dhe bashkëpunimet me të si momente shumë miqësore dhe të paharrueshme, duke theksuar se Adil Beqaj është një njeri që di të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe respekti mes njerëzve të kulturës dhe dijes.
Në thelb, figura e profesor Adil Beqaj përfaqëson një ndërthurje të rrallë të dijes, artit, profesionalizmit dhe përkushtimit njerëzor. Ai nuk është vetëm një dizajner grafik apo profesor, por një ndërtues i heshtur i kulturës dhe edukimit shqiptar.
Me punën e tij të gjatë dhe të palodhur, ai ka lënë gjurmë të dukshme në botën e artit grafik, në arsimin profesional dhe në kulturën shqiptare në përgjithësi.
Prandaj, profesor Adil Beqaj mbetet me të drejtë një figurë që mund të quhet arkitekt i dijes dhe mjeshtër i grafikes shqiptare, një personalitet që me veprën e tij vazhdon të frymëzojë breza të rinj artistësh dhe intelektualësh shqiptarë.
Autor: Acad. Miftar Tërshnjaku
