Dhe ecja e vetme ngadalè – ngadalè,
Nè rrugen e asfaltuar plot kalimtarè,
Hedh sytè nga qielli ngarkuar plot,
Ca pika shiu mè ranè mbi kokè.
Nuk isha mè e vetme,
Shiun kisha shoqèri,
Unè flisja me qiellin,
Ai mè ngacmonte me pikèzat e tij.
Ecja _ ecja shiu vazhdonte,
Merakun tim kishte,nuk pushonte,
Gjatè rrugès tè vetme nuk mè linte,
Unè ecja, ai binte.
Kènaqèsi ndieja qè ecja me shiun,
Unè mendoja,ai mè freskonte mendimin,
Me shiun udhètoja nè rrugèn pa mbarim,
E vetme nuk isha,shiu ishte miku im!
