Monday, December 22, 2025
BallinaVitrina e libritAdri Adriana-Magjia e asaj nate...

Adri Adriana-Magjia e asaj nate…

Njè ambjent pèrallor ne orèt e vona,
Me djem e vajza plot,
Me kostum e fustanella,
Sa tè bukur! O zot!.

Si èndèr mè erdhi ngadal – ngadal,
Me buzèqeshje tè embèl nè fytyrè,
I bukur, i gjatè me kostum brilant,
Ky princ i kaltèr, endra ne natyrè.

Drejt meje afrohet, veshur me inteligjencèn,
Ngjyrèn e detit unè kisha marrè,
Njè gèzim i veçantè, mè lumturoi atè mbrèmje,
Muzika filloi, shpirtrat fituan ndjesinè e parè.

Vallèzojmè ?… mè pyeti, Romeo jam,
Dhe mua Xhulieta mè quajnè( gènjeva pak)
Adhuroj kète muzikè, nè shpirt e kam,
Dhe unè kam nostalgji, romancèn merak.

E ndjek me vèshtrime, e magjepsur,
Mè erdhi si flladi, si era,
Nè kètè vals tè bukur,
Rrotulloheshim me ngjyra si pranvera.

Valsi na ftonte me tingujt e tij,
Zèrat ikèn, u mbytèn nè qetèsi,
Ambjenti mes emocionesh, u çudit,
Magjia e asaj nate shndèroi nè
” Romeo – Xhuliet ” kètè çift!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT