Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritAG APOLLONI: VETËM VDEKJA NUK GËNJEN

AG APOLLONI: VETËM VDEKJA NUK GËNJEN

Datën e lindjes e kishte licencë për të gënjyer.
Thoshte: Do të bëhet mirë.
S’u bë.

Thoshte: Do të bëhemi të pasur.
S’u bëmë.

Thoshte, me kofer në duar: Do të kthehem shpejt.
Hm. Prita tri ditë, katër muaj, pesë vjet…

U lodha nga gënjeshtrat e tij,
por kur një ditë më tha se vdekja i trokiste në gjoks,
doja të ishte duke më gënjyer përsëri.  

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT