Në tryezë janë ulur bashkë ,
një nënë me fëmijë tridhjetë e gjashtë.
Nëna nis me kuvendu,
fëmijët bisedën tu e nigju.
Sa i vjen radha të parës,
nis e bën lojën e fjalës.
Me shpejtësi kap ca përdore,
nëna i shkruan fjalë në fletore.
Vazhdon loja bukuri,
dorazi kapën përsëri.
Her në anë e herë në mes
Mbushen fjalët sa një thes.
Kur i rendit fjalët me radhë,
fjalët magjike zënë vënd të parë.
E pastaj vijnë urimet,
vënd zënë dhe ngushëllimet.
Barcaletat humoristike,
gjëegjezat enigmatik.
Fjalët vallëzojnë në fjalor,
por ka fjalë që shkruhen n’zemrën ton.
Është një fjalë me shumë vlerë.
Më e shtrenjta është Atdheu.
Është një tjetër që e kam në gjak,
Iliriadën bashkë,e kam merak.
Ka dhe ngjyra që rrinë me krenari,
ata janë Kuq eZi
Kur në shkabë n’beze qëndrojnë.
Rreth tyre shqiptaria himnin e këndojmë
Kjo familja jonë e madhe,
janë shkronjat me ABETARE.
Të gjithë me ta nisim me këndue,
Në Manastir na i kanë bekue
