Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritAge Bilani Luka-Homeri i Arbërisë

Age Bilani Luka-Homeri i Arbërisë

Në tetor dielli shkëlqen më shumë,
Pena shkruan më bukur, vargjet rrjedhin lumë,
Kanë një arsye më të lumtur.

Fishta e jonë e bukur,
këtë privilegj na dha,
Të kemi dhe ne një Homer Shqiptar,
Me emrin Gjergj,fisnik si shqiponjat në mal,
Që ngriti me fjalë një komb ideal!

Kur tha me zjarr e me shpirt burrnie:
“Ne kristianët t’shkrijmë kryqet tona,
E t’i bajmë fishekë për t’mbrojtë vllaznit tanë myslimanë!”
Një komb u dridh prei dashnie dhe vëllaznie!

Atëherë kuptuam se feja s’na ndan,
Por gjaku i Arbërit na lidh si malin me mal,
Në çdo zemër kumbon një emër i madh,
Gjergj Fishta, poet, prijës, burrë i urtë,një ideal!

Ai s’vdiq, por rron në çdo fjalë të gjallë,
Në çdo këngë që lind mbi mal e det,
Homeri i Arbërisë, dritë e pavdekshme,
Që ndez shqiptarët me zjarr e me shpresë!

Një At i gjithë shqiptarëve.
Një penë e këtij kombi
Që me tone të forta e të prera
për GJUHËN SHQIPE foli!

E mallkoi me shpirt gjithkan,
ata që gjuhen shqipe fëmijëve trashëgimi nuk ua lanë.
Prandaj gjuhën e Zotit apeloi me e fol,
e gjithë globi ta njohe gjuhën e Kombit tonë .

Se jemi një komb me vyrtyte të larta.
Këte e tregojnë historitë tona të lashta.
Jemi të lashtë sa e gjithë Europa.
Kemi heronj e bamirës që për ne në botë janë PASAPORTA🇦🇱

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT