Me vlera e histori,
Lezha, qyteti im,
Je një mrekulli,
Në shpirtin tim.
Ti, qyteti im,
ke gjurmë që në lashtësi.
Me Skënderbeun,
ke krye histori.
Ke kalanë në lindje,
si diell të rrezaton,
Historinë e Gjergj Kastriotit
Aty e lexon.
Kur zbret në qytet,
ke më të madhin obligim,
kur besën lidhnin krerët,
imblodhi Skënderbeu, ai kryetrim.
Obelisku të ndriçon
si diell në mes të qytetit
është Kuvendi i Lezhës,
Besëlidhje e amanetit.
Në veri të Besëlidhjes,
Qëndron një ndër më të mëdhatë histori:
Gjergj Kastrioti,heroi ynë kombëtarë
aty gjeti përjetësi.
Gjergj Fishta pranë bibliotekës,
Si fanar ndriçon;
Duket sikur amanetin për gjuhën shqipe,
Edhe sot prej tij e dëgjon.
Krenare qëndro, Lezhë,
me besë e bujari;
Gjithmonë ke pas prirës,
ke pas dhe histori.
Lezhë, ti je kujtesë,
Je dritë që nuk shuhet kurrë.
Në çdo gur e çdo brez,
ke të shkruar histori e kulturë.