Një temë tjetër du me e nis
po ja kushtoj CatGPT-is
“Lavdi zotit” që je kriju
“maternitet” i poezisë jeni bërë ju.
Vijnë të ju këta “letrar”
Vargjet Chat i shkruan hambar.
Në vargje e krijimtari
vargu yt Chat bie në sy.
Janë “poet” pa penë në dorë,
nuk kan sensibilizimin vargje me thur.
Krijojnë me Chat GPT
pa sens e pa ndjesi.
Rrjedhin fjalët sikur lumë
lidhje skanë asgjekund.
shpalosen me poezi pa lezet,
Janë pirate,nuk janë poet.
Po nese ChatGPT
do ua nxjerre këtë sekret.
Ku do shkoni ju të zi?
ju del sheshit pirateria e shkretë.
Mos e merrni n’qafë poezinë!
Mos e çvleresoni krijimtarinë?
Kur lexon vargjet e penës,është kenaqesi e zëmrës.
Kur vargun e thur mendja,
bukurinë ja Jep zëmra.
Pena e shkruan bukuri,
lexuesi e lexon plot lumturi.
