U shua një dritë në qiellin e botës,
Një zë paqësor mes stuhive e motës.
Papa Françesku, burrë plot dashuri,
La pas një shembull, la pas një dritë hyjnore me emrin e ti.
Në pamje i qeshur, me shpirtin e gjerë,
Na foli për paqe, për shpresë në çdo herë.
Me zemrën fisnike, me fjalën e urtë.
Ai ngjalli besim në zemrën e butë.
Shqipërinë zgjodhi në Europë i pari,
E bekoi këtë vend, si hyjni me zemër mali.
Në tokën tonë vuri hapin e parë,
Për ne çeli dritare drejt Zotit të madh.
Botës i tha: “Gëzuar Pashkët, o njerëz,”
Pak orë më vonë zemra i pushoi Ati.
Në heshtje u ngrit drejt dritës së përjetsisë.
La pas një emër dhe botës dritën e mirësisë.
Sot toka e qan, qielli e pret,
Në kupë të qiellit një yll tjetër ndriçet.
Në kujtim të tij, bota është në zi,
Po lutet me mall për shpirtin e Ti!
