Klithmē
Njē klithmē zogu , klith në qiell
Me plagē dhe gjak mbi krahë
Gjer pak mē parē kētu ish qetē
Tani ndryshoi gjithçka
Drejt tij tē gjithē drejtojnē shikimet
Dhe bëhen kureshtarë
Një zog qē klith ka shumē arēsye
Diçka do ti ketē ngjarē
Ndonjē skifter mund ti jetē sulur
(Me thonjtē e tij si thikē )
Ai ka luftuar sa ka mundur
Dhe ja ka dalē ti ikē
Më pas ēshtë ngjitur me tërē forcën
Drejt qiellit kaltërosh
Të ndeshesh me skifterët e egēr
Do fat qē tē shpētosh
Megjithëatē prapē ēshtē i trembur
Nga sytē largon njē lot
Vërtetë që sot i iku fundit
Por nesër nuk ēshtë sot
Njē klithmē zogu klith me zē
(Dhe humb nē hapēsirē )
Mē vjen tē klith dhe unē me tē
Dhe pse nuk klith aq mirē !
