Lēvizje vjeshte
Lëviz ky lumë me ngjyrē të errēt
Lēvizin shelgjet pērmbi breg
Lēvizin gjurmēt , që lenē gjethet
Dhe dielli qē vetveten djeg
Lēviz ky qiell nē sytē e ditēs
Këta zogj qē ajrin prekin lehtē
Dhe pse kanē krahē fēshfēritēs
S’ia bējnē dot vjeshtēs njē portret
Lēviz njē vajzē përrreth njē puthje
Lēviz dhe unē rreth saj , pa ndierē
Ne mund tē kemi qenë tē dashur
Por s’jemi parē asnjēherē
Lēviz mbi fushē tē bardhē akrepi
Ndërsa mat kohēn çdo minutē
Kufomē e vrarē e njē pulēbardhe
Nē arkivol gjithë detrat fut
Lëviz gjithçka kētē vjeshtē tē thatē
Herē me ngadalē e herë nxituar
Me nga njē re tē verdhë mbi ballē
Dhe etje shirash tē vonuar ..
