Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritAgim Bajrami-Qyteti i mbytur !

Agim Bajrami-Qyteti i mbytur !

Qyteti i mbytur !

Unë e pashē atē mbrēmje qytetin e mbytur
(Flinte i qetē nën ujra dhe valē )
Tē vetmit banorë të tij , ishin ca peshq të verbër
Qē lëviznin ngadalē


Diku mē zunē sytë dhe ndonjē kockē kujtimesh
Harruar aty kohē mē parē
Gērryer nga shekujt dhe dallgēt e frikshme
Ose nga ndonjē grabitqar


Ah po harrova , ishte dhe bregu
Me ca varka tē nxira, përmbysur mbi zall
Peshkatarët e tyre, ka kohē qē kanē vdekur
Asnjeri s’ ka mbetur i gjallē


Ato çaste u ndieva dhe unë pak i verbër
(Kjo ish e pamundur mos ngjiste)
Ish vdekja që kish hyrë tek unë papandehur
Dhe me gjuhën e saj mē thērriste


Njēsoj si atēherē , atē natē tē ftohtē
Kur ju afrua qytetit me hapa të shpejta
Atlantida s’mund të ishte e vetme në botë
Kērkonte binjake si vetja


Askujt si la kohē, tē luftonte me tē
Tē rikthehej sērishmi tek jeta
Unē akoma dēgjoj fēmijē , qē thërrasin nēn zē
Dhe njē kor ulërimash tē mprehta


Unë e pashē qytetin e mbytur njē natē
Uji mbi tē s’ish ujë , por lot
Qē nga ajo kohē , makthi i tij mē ndjek pas
Dhe s’ do tē mē ndahet, as sot !

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT