Vjeshtërim !
Vjeshtēron bregu i lumit , kētë mesditē tē vonuar
Kjo valē që rreth vetes harkon
Vjeshtēron hapi i vajzēs ,qê diku shkon nxituar
Me një padurim qē dallon
Vjeshtēron gjeth i verdhë , mbi kētē rrap tē moshuar
Dhe era qē forcēn po rrit
Vjeshtēron kjo shtēpi me çati tē rrēnuar
Ku askush s ‘troket mê pēr vizitē
Vjeshtëron kjo avlli e spērkatur nga balta
Ky muzg qē s’mē hiqet prej sysh
Kēta zogj , që po nisen nē udhēt e kaltra
Me shpresē tē rikthehen sērish
Vjeshtēron kjo rrugicē me ca pleq të hutuar
Ky qen qē nuk resht duke qarē
Tē zotērit e tij, u bënē kohē qē kanë shkuar
Por ai ende pret zemēr vrarē
Vjeshtēron kjo copë letēr , nē xhep e harruar
(Kaq vite që rrinte e strukur )
Në tē do tē kenē qenë disa vargje tē shkruar
Sigurisht pēr ndonjë grua tē bukur
Vjeshtlron ky avion qe po ngrihet nga toka
Dhe do shkrihet pas pak ne hapēsirē
Ndērsa rri e shoh , njē trishtim mē pushtoka
Se me tē po udhēton dhe im bir
Vjeshtēron gjithçka rrotull , dhe nuk di që tē reshtē
Çdo pemē veten zverdh gjer nē majē
Me ngjyren e saj edhe unē trupin vesh
Dhe bēhem pa ndjerë ,pjesë e saj
