Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritAgim Doçi -Nënës .

Agim Doçi -Nënës .

Puthi foshnjën dhe e rriti!
Puthi qiellin dhe e ndriti!
Puthi plagën, e shëroi!
Vetëm Nëna!

E puth ballin – çelin lule!
E puth gushën, me përkujdesje!
Puth ajo – inati shuhet,
Veç nga Nëna!

Them: Nënë,
kur na ther zemra.
Edhe kur s’është, buzëqesh në ëndrra,
Se është nënë e dashurive,
Mall nga zemra!

“Nina-nana” na përkundi,
Dora e saj, e bardhë si pëllumbi.
Veç nga Zoti dhe nga Nëna
Çelet jeta!

Hapi i saj i lehtë si flutur,
Kur ke dhimbje, vjen i pari…
Zëri i saj – aq i bukur –
Zgjon të vdekurin nga varri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT