Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritAhmet Pllana-MELODI SHPIRTI

Ahmet Pllana-MELODI SHPIRTI

Tingujt e kitarës dëgjohen lehtas
Bashkë me këngën për dashurinë
Krijojnë një ujëvarë të lumturisë
Krijojnë melodi shpirti t’bukurisë.


Sa bukur këndon bilbili ngjyrë-artë
Melodi shpirti kënga dëgjohet larg
Qielli i kaltër me diellin e zjarrtë
Ngazëllehen nga melodi e shpirtit t’artë.


Çdo gjë e bukur në këtë botë
Reflektohet në melodi shpirti
E keqja e djalli larg kanë tretur
Për melodi shpirti për dashuri t’mekur.


Tingujt e kitarës dëgjohen lehtas
Bashkë me këngën për dashurinë
Krijojnë një ujëvarë të lumturisë
Krijojnë melodi shpirti t’bukurisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence