Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritAjete Pavata-DRAGOI I GRISË SË TROPOJËS

Ajete Pavata-DRAGOI I GRISË SË TROPOJËS

DRAGOI I GRISË SË TROPOJËS

(Tahir Sinanit, krenarisë së shqiptarisë)

Tropoja e krenarisë dhe e lavdisë
Tropoja e besës dhe e burrërisë
Tropoja e luftëtarëve të atdhetarisë
Tropoja e Tahir Sinanit të shqiptarisë


Buzë lumit mbretëreshë të Valbonës
Shtrihet fshati Gri i shpateve të blirit
E oxhaku i Sinanajve të Krasniqes
Ku u lind Tahiri i Majave t’hekurta


Me trimat e lirisë e shaloi Pashtrikun
E zbriti në Divjakë të Kosovës trime
Dragoi fluturoi në Luginën e Preshevës
Në Dobrasin, Konçul e Luginë të Vardarit


Zëri i tij kumboi mbi shkrepat e Sharrit plak
E në Kukël – Zabel të Tanushës së Gostivarit
Tahir Sinanit iu ngri loti në qepallë
Për lirinë e trojeve etnike të shqiptarit


Tahir Sinani, Tropoja
Tahir Kosova
Tahir Presheva
Tahir Tetova
Tahir i Shqipërisë
Ngrite piedestalin e lirisë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT