Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritAjete Pavata-Rregull epoke, e bukura Shqipni...

Ajete Pavata-Rregull epoke, e bukura Shqipni…

Rregull epoke, e bukura Shqipni…

Plot liri
Plot pranverë
Plot verë
Të gjitha më mbushin
Më mbushin me stoli të freskëta
Me vezullimë shekulli
Çastet shuajnë etje
Përfytyrimi freskohet
Melankolia e nguc humorin
Ngjyrave u shkon flaka
Ngrica
Ngrica
Ka frikë zjarrin…


Dhe
Dhe shikimi
Për shenjë ka qiellin
Psherëtima është e thellë
E thellë në logjikë
E thellë n’kutizë të padukshme
Një panair idhujsh
Brenda kupës
Brenda lirisë prehje
Zgjim i thellë
Ëndje e shtrejtë
E shenjtë
Shqipni….

Dhe mister
Dhe legjendë
Dhe qiell me shumë nuanca
Shqipni
Mollë që piqesh në kohë
Në kohë pa stinë
Kurorë ari
Gotë e plotë pranvere
Ky është rregull epoke
Nuk është ligj i ri
E bukura Shqipni…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT