Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeAksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë të lënduar

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:30 ku si pasojë janë lënduar pesë persona, shkruan Gazeta infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.  Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT