Friday, January 23, 2026
BallinaLajmeAksident tragjik në Itali, furgoni përplas për vdekje të riun shqiptar

Aksident tragjik në Itali, furgoni përplas për vdekje të riun shqiptar

21-vjeçari u përplas nga një furgon që drejtohet nga një 41-vjeçar në zonën e komunës Terracina, në provincën Latina.

Sipas dëshmisë, fillimisht shoferi kuptoi se përplasi diçka.

Pasi ndaloi, ai kërkoi rreth vendngjarjes dhe mes bimëve dhe shkurreve gjeti trupin e pajetë të viktimës, që u identifikua më pas.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë,

ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Top Channel

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT