Thursday, March 26, 2026
BallinaKalendari EnciklopedikAktorja brilante Luiza Xhuvani (Papathanasi) sot feston 62 vjetorin.

Aktorja brilante Luiza Xhuvani (Papathanasi) sot feston 62 vjetorin.

Lindi më 26 mars 1964 në Sarandë.

U diplomua aktore në Akademinë e Arteve më 1986, por në Teatrin Kombëtar filloi punën pas një përvoje dy vjeçare në Estradën e Sarandës. Ende studente, fillon karrierën si aktore filmi me “Dhe vjen një ditë” (Infermierja) dhe “Flutura në kabinën time” (Flutura) të V. Priftit, me të cilin fiton Kupën për Aktoren më të Mire në Festivalin e Filmit, të vitit 1985, “Fjalë pa fund” (Magdalena) i S. Pecanit, “Hetimi vazhdon” (Hetuesja), “Rrethi i kujtesës” (Mbesa) i E. Musliut, “Muri i gjallë” (Rozafa) i M. Fejzos. Nga viti 1991 e në vazhdim ka një bashkëpunim të suksesshëm me regjisorin Gj. Xhuvani, nën drejtimin e të cilit interpreton në filmat “Bardhë e zi”, “Një ditë nga një jetë”, “Dashuria e fundit” (Mirjana), me të cilin fiton përsëri Kupën në Festivalin X të Filmit, më 1995, “Funeral Business” (Sana), me të cilin u shfaq në Festivalin e Venecias në vitin 2000, “Parullat” (Diana), me të cilin fiton Çmimin Aktorja më e mirë e Festivalit të Tokios 2003 dhe së fundi “I dashur armik” (2004).

Në Teatrin Kombëtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si në dramat “Unë dhe Mefistofeli” (Margarita) të B. Hoxhes, “Dhelpra dhe rrushtë” (Klea) të Figueiredos, “Dasëm gjaku” (Nusja) të Lorkës, “Rikardi III” (Ledi Ana) të Shekspirit, “Kati VI” të Alfred Zheri, “Këngëtarja tullace” (Misis Martin) të Ioneskos dhe komeditë “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” të Mushateskut, “Kopshti me dallëndyshe” (Maria) të Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) të Ibsenit, “Pulëbardha” (Nina) të Çehovit, “Cilindri” (Rita) të De Filipos, regjisor Kastriot Çipi dhe “Kapitulli i dytë” (Xheni) të Sajmonit, regjisor Mehmet Xhelili me të cilin fiton çmimin për Aktoren më të mirë të Festivalit të Aktrimit, Apollon 2004, në Fier. Jashtë kësaj skene, interpreton në produksionet e pavarura të dramave “Valle Vdekjeje” të Strindbergut dhe “Shërbëtorët” (Kler) të Zhenetit.

Dha dorëheqjen me datë 4 nëntor 2014 nga mandati i deputetes së Partisë Socialiste për zonën e Sarandës, pasi i biri Konstandin Xhuvani u arrestua si i dyshuar kryesor për vrasjen e katër personave në një lokal nate në Tiranë.

Filmografia

Në kërkim të kujt (2011), serial

I dashur armik – (2004) … Vefi

Parullat – (2001) … Diana

Funeral Business – (1999) , Sana

Dashuria e fundit – (1995) , Mariana Golemi

8 persona plus – (1994) – komedi-teatër

Loin des barbares – (1994) …. Marieta

Një ditë nga një jetë – (1994)

Dhelpra dhe rrushte – (1991), teatër

Bardh e zi – (1991)

Unë e dua Erën – (1991) (TV), Era Selenica

Valsi i Titanikut – (1990), teatër-komedi

Muri i gjallë – (1989) , Fata

Flutura në kabinën time – (1988) , Flutura

Hetimi vazhdon – (1988), hetuesja

Rrethi i kujtesës – (1987), Genta

Dhe vjen një ditë – (1986)

Fjalë pa fund – (1986) Magdalena

Apasionata – (1983), studente

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT