Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet miqësore të muajit mars kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës, transmeton Gazeta Metro.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën e 23 futbollistëve të ftuar për miqësoret mes Burkina Fasos dhe Zvicrës.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 24 mars do të luhet ndeshja e parë kundër Burkina Fasos, ndërsa më 29 mars në Cyrih ajo kundër Zvicrës, ku përball ‘Dardanëve’ do të jenë edhe tre futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.
FFK ka njoftuar gjithashtu se stërvitja e parë do të mbahet më 22 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ora 16:00.
Ndeshja kundër Burkina Fasos do të jetë edhe ndeshja debutuese e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse.

