Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritAlban HAJRUSHI-NËNTORI I NGARKUAR

Alban HAJRUSHI-NËNTORI I NGARKUAR

NËNTORI I NGARKUAR

I.
Qielli qan mbi qytet të ngrirë
Flamuj kuq e zi valëviten në errësirë.
Dritat ndezin rrugët e shtrira
Hapat bëhen tinguj që fluturojnë si zogj
Fryma mbush çdo hapësirë

II.
Era mbledh gëzimin e fëmijëve si fletë të fluturuara
Dritat shpërthejnë si yje të afërta
Flamujt kapin frymën e qytetit të gjallë
Nëntori po rrëfen kujtime që nuk humbën.
Çdo hap një këngë, çdo këngë një ëndërr që lulëzon

III.
Çdo mur, çdo dritare ndriçohet nga gëzimi,
Flamujt përqafojnë qiellin e zbehur me krenari
Nëntori po mban qytetin në krahë të qetë
Dritat dhe hapat përqafojnë tokën dhe retë.
Shi bie mbi gjithçka pa u ndalur
Qytet pse po këndon me shpirt të hapur?Alban HAJRUSHI:

Qytet pse po këndon me shpirt të hapur?

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence