Wednesday, February 4, 2026
BallinaShowbizAlban Ramosaj zbulon sekretin e Beatrixës

Alban Ramosaj zbulon sekretin e Beatrixës

Beatrix Ramosaj tashmë ka gati këngën e re.


Kjo u bë e ditur nga vëllai i saj, Alban Ramosaj në një postim në Instagram.

Këngëtarja ka publikuar dy fotografi ku shihet me kufje në vesh dhe mikrofon në dorë.

Albani ka shkruar në komente: “Kush or gati për këngën e re t’trixes boma llajk”.

“Hahaha të urrej. Pis” ka shkruar këngëtarja duke nënkuptuar se nuk ka dashur që të zbulojë njëherë lajmin.

Kujtojmë që kënga më e fundit e Trixës ishte dedikimi për Donaldin, projekt që erdhi si përgjigje e kritikave me të cilat janë përballur për lidhjen e tyre.

Mirëpo, dyshja tashmë janë ndarë.

Kjo ndarje ka ardhur disa ditë pas daljes së Donaldit nga Big Brother.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT