Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritAlbana Methoxha-HIJA IME

Albana Methoxha-HIJA IME

HIJA IME

Nën ndriçimin e dyfishtë të rrugës
veç hija ime më shoqëron,
e dyfishtë ecën pas meje,
pastaj katërfishohet
dhe si eskortë shoqërimi
më mbajnë në mes,


dy para,
dy pas hijet e mia,
hap pas hapi,
në murin e madh unë shoh gjashtë hijet e mia.


Jo keq,
eci nëpër natë e shoqëruar,
s’kam frikë,
s’jam vetëm,
jam unë dhe hijet e mia besnike.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT